Historia e Leos se vogël të paralizuar duket se nuk ka prekur vetëm qytetarët e thjeshtë, por edhe kryeministrin Rama. Para Vitit të Ri, kryeministri dëgjoi historinë e Leos në rubrikën “Ka një mesazh për ty” dhe e surprizoi duke u veshur si babagjysh.
Rama lexoi atëherë letrën e Leos drejtuar babagjyshit, ku i kërkonte një makinë që të shkonte në shkollë dhe duket se dëshira e tij është realizuar.
Kryeministri Edi Rama ka shkuar në shtëpinë e Leos për t’i dhënë lajmin e mirë se ai i kishte blerë një makinë që të shkonte çdo ditë në shkollë me babain e tij dhe jo me taksi si në fillim.
“Një taksi do te të presë çdo mëngjes kur zbret nga shtëpia dhe kur kthehesh ne shtëpi, deri sa të mbaroje shkolla. Çdo ditë, merr edhe kukullën për motrën. Mbaje të gjithë thesin. Tani duhet të punojmë që të ngrihesh në këmbë, do të garantojmë një fizioterapist”- tha kryeministri gjatë takimit me Leon para Vitit të Ri.