Mblidhet grupi i LSI, për çfare po diskutohet?

0
744

Mblidhet grupi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku në fokus të diskutimit do të jenë ndryshimet në Kushtetutë dhe ligj për zgjedhjen e kryeprokurores së re Arta Marku.

 

Pas kësaj mbledhje me dyer të mbyllura, në orën 16:30 pritet një konferencë nga kreu i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili.

 

Mbledhja e kryeprokurores së përkohshme vetëm me votat e mazhorancës ka krijuar pakënaqësi dhe kontestime nga ana e opozitës. Ndaj, deputetet e PD dhe LSI ndërmorën një iniciativë për të mbledhur firmat e nevojshme për të ndryshuar Kushtetutën dhe ligjin në bazë të të cilit zgjidhet prokurori përgjithshëm.

Burimet bëjnë me dije se qëllimi i ndryshimeve sipas opozitës është për t’i dhënë fund antikushtetueshmerise se zgjedhjes kryeprokurorit. Amendamenti kërkon 3/5 e votave në Kuvend dhe vetting për Kryeprokurorin e përkohshëm derisa të ngrihet KLP.

Por nëse mblidhen firmat e nevojshme, kjo do të thotë ndërprerje e mandatit të kryeprokurores Arta Marku dhe deri në zgjidhjen e kryeprokurores së re funksionet i merr KLP. Kërkesa për kthimin e ligjshmërisë sipas opozitës është e lidhur me anulimin e procedurës që u ndoq dhe zgjedhja e prokurores përkohshme Arta Marku, sipas kushtetutës me 2/3 e votave. Mësohet se LSI ende nuk kane firmosur, pasi pritet të mbledhë grupin para seancës parlamentare.

lsi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here