Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në sportin e atletikës ku një gjyqtar me përvojë ka humbur jetën. Gjithçka erdhi si pasojë e një pakujdesia pasi në momentin kur njëri nga sportistët po garonte, Pavel Zeman, po kalonte në zonën ku hidhet gjylja.
Fatkeqësisht 45-vjeçari u godit në gjoks dhe menjëherë pas kësaj humbi jetën.
Kjo nuk është hera e parë që ndodhin incidente të tilla të rënda në sportin e atletikës, shumica prej të cilave në garën e hedhjes së shtizës, ku ka patur edhe herë të tjera tragjedi.