Shqiperia ze vendin e fundit ne Ballkan per arsye fetare

0
1956

Për të shënuar Ditën Botërore të Religjionit, është paraqitur një hartë me vendet më shumë dhe më pak fetare.

Harta e britanikes  “Telegraph” është bazuar në tre sondazhe të WIN /Gallup International, të marra në 2008, 2009 dhe 2015.

Secili prej personave të intervistuar, janë pyetur nëse ndihen ose jo fetar.

Ajo që vlen për t’u theksuar është se feja mbetet për shumë njerëz tejet e rëndësishme e madje ka popullsi në vende të botës që në 98% është fetare.

Për sa i përket rajonit të Ballkanit, Kosova, Maqedonia dhe Rumania rezultojnë të jenë shoqëritë më fetare, ku 88% e njerëzve në Maqedoni, 83% në Kosovë dhe 77% në Rumani e konsiderojnë veten besimtarë.

Por, Shqipëria renditet si vendi i fundit në rajon me vetëm 39% e popullatës që thonë se e konsiderojnë veten fetar, e njëjta përqindje thuajse me Austrinë apo Hungarinë.

Në rang botëror, Shqipëria renditet e 20-ta si më pak fetare, ndërsa në listë me të renditet edhe Austria, Hungaria dhe Luksemburgu.

Në Evropën Perëndimore, Italia, kryeqendra e Kishës Katolike është i vetmi vend ku shumica dërrmuese e popullatës e konsideron veten besimtare – 74%.

Polonia qëndron kundër pjesës tjetër të Evropës, me 86 për qind që thonë se janë fetarë, ndërsa në kontinentin amerikan, Paraguai duket se është vendi më fetar.

Rreth tre në 10 britanikë ndihen besimtar, sugjerojnë sondazhet, krahasuar me 56 për qind të amerikanëve.

Vendet më pak fetare, nga ana tjetër, përfshijnë Japoninë, Estoninë, Suedinë, Norvegjinë dhe Republikën Çeke, por Kina i tejkalon të gjitha, me vetëm shtatë për qind.

Dita Botërore e Religjionit është një nismë e fesë Bahá’í që ka nisur në vitin 1950.

Vendet më pak fetare:

Vendet më shumë fetare:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here