Tatimet do te kontrollojne klubet e futbollit pasi te zgidhet Presidenti i FSHF-se

0
715

Ministria e Financave lajmëroi se Qeveria mund të anulojë kompensimet për trashëgimtarët, veçanërisht përtej brezit të parë. Bëhet fjalë për 12 mijë dosje trashëgimtarësh të cilat kanë mbetur pezull.

 

 

“Për trashëgimtarët ka një këndvështrim të ri që diskutohet brenda qeverisë dhe po deri në vendimmarrje ai fond për përfituesit trashëgimtarë ka ngrirë deri në një moment kur të kemi qartë politikën, pra do të shlyejmë këste të gjithë trashëgimtarëve, nuk ka rëndësi brezi i parë, i dytë apo i katërt apo do të kufizojmë”, tha ministri Ahmetaj.

Tatimet do të kontrollojnë klubet e futbollit në vend, por kjo do të ndodhë pas zhvillimit të zgjedhjeve për Presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ministri i Financave sqaroi se kontrollet janë shtyrë në kohë me kërkesë të kryeministrit Rama, me qëllim që të mos krijohen dritë-hije para zgjedhjeve.

“Ka qenë një kujdesje e kryeministrit, i cili ka ngulur këmbë që do të ishte e shëndetshme që kontrolli tatimor të shtyhet pas zgjedhjeve që do të ndodhin në FSHF. Sigurisht kur bëmë planin e tatimeve ne nuk e dinim kur do të bëhej zgjedhje në FSHF, ka qenë këmbëngulja e KM që ne ta spostonim kontrollin pas zgjedhjeve”, u shpreh ministri.

Në daljen e parë për vitin 2018, ministri i Financave Arben Ahmetaj u ndal të zhvillimet e ekonomisë. Sipas tij rritja ekonomike këtë vit parashikohet 4.2 për qind, ndërkohë që së shpejti do të nisin një sërë investimesh të mëdha nga jashtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here