Sunday, September 8, 2024
Home Politikë Zgjedhja e Kryeprokurorit, PD mbledh firmat për të ndryshuar Kushtetutën

Zgjedhja e Kryeprokurorit, PD mbledh firmat për të ndryshuar Kushtetutën

0
670

Pak para nisjes së seancës parlamentare, grupi parlamentar i PD ka mbledhur firmat për të ndryshuar kushtetutën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Deputetet e PD dhe LSI kanë ndërmarrë një iniciativë për të mbledhur firmat e nevojshme për të ndryshuar Kushtetutën dhe ligjin në bazë të të cilit zgjidhet prokurori përgjithshëm.

Qëllimi i ndryshimeve mësohet se është kthimi i ligjshmërisë së prokurorit të përgjithshëm.

Varianti i PD

“Prokurori i Përgjithshëm në detyrë i përfundon koha e qëndrimit në detyrë të nesërmen e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Deri në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm sipas procedurës së parashikuar në nenin 148/a të Kushtetutës, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm do të ushtrohen nga një prokuror i caktuar nga Kuvendi, me tre të pestat e anëtarëve të tij, mes kandidaturave të propozuara nga Gjykata Kushtetuese, për një mandat të përkohshëm.

Nëse Kuvendi nuk arrin shumicën e caktuar për zgjedhjen brenda 10 ditëve nga propozimi, kandidati i rendit i pari, që ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar sipas ligjit, konsiderohet i emëruar.

Kandidatët i nënshtrohen procesit të rivlerësimit me procedurë të përshpejtuar dhe me përparësi ndaj të gjithë subjekteve të tjera të rivlerësimit.

Rregullat e detajuara për caktimin e prokurorit që do të ushtrojë funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të përkohshëm dhe afatet për realizimin e procesit të vlerësimit të kandidatëve dhe rivlerësimit kalimtar të tyre përcaktohen me ligj.”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here