Tuesday, April 23, 2024
Home Kronika Aksidentet, gjatë 2018 ndërhyrje në sinjalistikë dhe ndërtim mbikalimesh

Aksidentet, gjatë 2018 ndërhyrje në sinjalistikë dhe ndërtim mbikalimesh

0
981

Akset Fushë-Krujë Milot dhe Kukës Morinë përcaktohen si dy segmentët më problematikë në vend përsa i përket me sigurisë rrugore. Përgjegjësi për sigurinë rrugore në Autoritetin Rrugor Shqiptar shpjegon se gjatë këtij viti në këto dy akse do të ndërhyhet rrënjësisht për vendosje sinjalistike dhe ndërtim mbikalimesh. Ndërkohë që Banka Botërore do të ndërhyjë në 6 akse të tjera kombëtare. Vetëm në 11 muajt e vitit 2017 janë regjistruar 206 viktima nga aksidente dhe mbi 2200 të plagosur.

206 persona kanë humbur jetën nga aksidentet e vitit 2017 ndërsa 2235 kanë mbetur të plagosur. Ndër akset më problematikë ku dhe ngjarjet e rënda kanë qenë më të shpeshta janë Fushë Krujë –Milot dhe Kukës Morinë.

Për shkak të këtyre të dhënave dhe investimet në këto rrugë do të jenë prioritet për këtë vit. Përgjegjësi për sigurinë rrugore në Autoritetit Rrugor Shqiptar deklaron se vetëm për ndërtim mbikalimesh në këto segmente janë parashikuar rreth 400 mln lekë kjo dhe për vetë faktin se shpesh aksidentet kanë ndodhur prej kalimit të këmbësorëve në autostradë.

Spartak Tarka, përgjegjës për sigurinë rrugore ARRSH: Për ndërtimin e mbikalimeve në aksin Fushë Krujë-Milot dhe Kukës-Morinë, është një segment që është problematik sa i takon sigurisë së këmbësorëve dhe drejtuesve të automjeteve. Ka një shumë të parashikuar rreth 400 milion lekë ku do të ndërtohen disa mbikalime që do të shërbejnë për të kaluar njerëzit dhe për të mos pasur më aksidente rrugore siç kanë ndodhur deri tani.

Banka Botërore e ka ngritur shpesh si shqetësim faktin se fondet e vëna në dispozicion për sigurinë rrugore nga buxheti i shtetit janë të pakta dhe për të rritur sigurinë ka parashikuar një fond prej 60 mln eurosh për Shqipërinë. Teksa është kërkuar ndërhyrja në të paktën 6 segmente.

Tarka: Akset kryesore nga Hani i Hotit deri në Tiranë, Tiranë-Sarandë, Tiranë-Kakavijë, Tiranë- Elbasan, Tiranë-Kapshticë deri në Korçë si dhe aksi tjetër që është Berat-Çorovodë, të gjitha këto akse kryesore të vendit tonë i janë nënshtruar programit të mirëmbajtjes dimërore që përfshin mirëmbajtjen për përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së sinjalistikës që ndikon direkt në përmirësimin dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve përsëri situata e aksidenteve në rrugët e Shqipërisë mbetet problematike. Të dhënat e INSTAT për 11 mujorin e 2017 tregojnë se ka pasur ulje të viktimave por më shumë  aksidente dhe të plagosur. Sipas drejtorit për sigurinë rrugore sfidë mbetet ulja e viktimave.

Tarka: Duke marrë këto masa në përmirësimin e sinjalistikës dhe masa të tjera të aktorëve të tjerë të shtetit si Ministria e Brendshme apo elementë të tjerë natyrisht që numri i sigurisë së vdekjeve është në rënie, ky aksion do të vazhdojë më tej. Vëmendja e qeverisë dhe faktorëve të tjerë do të jetë shumë i lartë që të arrihet në tendencën dhe nivelin e duhur të aksidenteve rruogore.

Investimet dhe ndërtimi i rrugëve janë gjithashtu me rëndësi në rritjen e sigurisë rrugore por pamundësia e buxhetit të shtetit për të siguruar fondet për rrugët e reja ka bërë që për 2018 të parashikohen 8 kontrata të llojit Partneritet Privat-Publik.

Në total projektet në infrastrukturë kapin vlerën e 140.6 miliardë lekëve.

Ndërtimi i segmentit rrugor Kashar-Rrogozhinë është projekti që ka vlerën më të madhe pr vitin 2018 në infrastrukturë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here