Gazmend Koduzi, zv.drejtor i Departamentit të Shëndetësisë në PD ka deklaruar se në Shqipëri nuk do të ketë kurrë shëndetësi falas.
Gazmend Koduzi: “Nuk ka shëndetësi falas. Shëndeti është malli më i shtrenjtë dhe njerëzve iu duhet thënë troç që të keni një shëndet të mirë duhet të paguani më shumë, dhe pagesën jo direkt në dorë por nëpërmjet kontributitit të sigurimeve shoqërore. Ëndërra ka dalë, nëse njerëzit nuk janë zgjuar akoma pas 4 vitesh e gjysmë që nuk ka shëndetësi falas atëherë le të rrinë në gjumë.
Për shqiptarët nuk ka shëndetësi falas, atyre u duhet thënë troç që shëndetësia kushton. Që të kenë një shëndet të mirë në spitale duhet të ketë barna, mjekët të trajtohen mirë, që të ketë infrastrukturë të mirë, paisje bashkëkohore duhet të paguash sa më shumë. Sepse qeveria nuk ‘mbjell’ lekë. Qeveria mbledh taksa dhe taksat i gjen nga populli apo sigurimet shëndetsore, duhet të paguajnë njërëzit.”
Koduzi tha se Shqipëria ka nivelin më të ulët të kontributeve shëndetsore në Shqipëri dhe se ky nivel duhet të rritet.
Gazmend Koduzi: “A e dini se Shqipëria nivelin e kontributeve shoqërore e ka 3.4 %, që është më i ulti në rajon. Kosova para 1 viti e vendosi 7%, pra më shumë se dyfishin tonë. Shko në spital dhe pyeti njerëzit i keni blerë ilaçet apo keni gjetur në spital, i kemi blerë me lekë në dorë thonë. Po sa i kanë shkuar lekët në dorë atij? I kanë shkuar 50 mijë lekë. Dhe sa ka paguar të tjera? Këto lekë që jepen si bakshish duhen formalizuar në sistem.”