Saturday, September 7, 2024
Home Politikë Meta: Koha për dialog të mirëstrukturuar për çeljen e negociatave

Meta: Koha për dialog të mirëstrukturuar për çeljen e negociatave

0
624

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë thirrje për dialog dhe bashkëpunim të vëretë mes palëve për hapjen e negociatave në BE.

“Interesi më i lartë dhe i mirë i vendit janë: stabiliteti, forcimi i sigurisë kombëtare dhe pavarësia e institucioneve.  Kjo është, gjithashtu, pritmëria ime si President dhe thirrja ime e fortë për të përmbushur këto interesa nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit të vërtetë”, tha Presidenti në një intervistë për gazetën Albanian Daily Neës.

Në lidhje me reformën në drejtësi, kreu i shtetit tha:

“Ndërsa reforma në drejtësi është në një fazë shumë të rëndësishme, ajo duket e pozicionuar në një udhëkryq, e cila mund t’i japë një kuptim dhe besim të ri drejtësisë në Shqipëri, ose të keqpërdoret për të përshkallëzuar konfliktin politik”. 

I pyetur në raportet Presidencë-Kryeministri-Kuvend Presidenti Meta tha se të gjitha institucionet duhet të kryejnë funksionet e vetë sipas Kushtetutës.

“Është e domosdoshme që çdo institucion të kryejë detyrat e funksionet e tij përkatëse, duke u mbështetur mbi Kushtetutën dhe kuadrin ligjor në fuqi. Shqipëria po hyn në një fazë të rëndësishme të integrimit evropian dhe të gjitha përpjekjet duhen përqendruar për të kapur këtë mundësi më mirë herët sesa vonë. Është tamam koha për një dialog strukturor mbi reformat kyçe, që kanë nevojë për zbatim të shpejtë”.   

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here