Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se pasardhësi i tij qëndron në krah të ultranacionalistëve që nuk duan të firmosin ligjin për gjuhën shqipe që u votua pak ditë më parë në Maqedoni.
Në një status të tij në ‘Facebook’ Berisha ka publikuar disa mesazhe, që sipas tij janë nga qytetarë dhe nga gazetarë në Maqedoni, që kundërshtojnë deklaratën e Ramës për Maqedoninë.
MESAZHI I BERISHËS
Edvini ne krah te ultranacionalisteve per te mos firmosur ligjin per gjuhen shqipe te votuar ne Parlamentin e Maqedonise!
Te dashur miq, ligji per perdorimin e gjere zyrtar te gjuhes shqipe ishte nje arritje e rendesishme e forcave politike dhe shqiptareve te Maqedonise. Ky ligj u be i mundur nga marreveshja e forcave politike shqiptare dhe mazhorances maqedonase per te qeverisur se bashku. Ne kete kontekst merita e padiskutueshme u takon forcave politike shqiptare, te cilat kushtezuan bashkeqeverisjen me miratimin ne perputhje me marreveshjen e Ohrit te ligjit per gjuhet.
Debati per kete ligj vazhdon prej vitesh. Deklarata e djeshme e Edi Rames se ai eshte faktor qe gjuha shqipe eshte zyrtare ne Maqedoni, eshte qesharake. Rama eshte faktor ne miratimin e ligjit aq sa eshte miza nen bishtin e kalit ne terheqjen e karroces.
Te mendosh se idene e ketij ligji nuk e kishin qendrore udheheqesit e forcave politike ne Maqedoni por ate jua urdheroi Rama, do te thote ti paraqesesh ata si vasale te tij, ti reduktosh apo konsiderosh ata si politikane pa ndergjegje kombetare, dhe te tille ata nuk jane kurre.
Po i rikujtoj Rames se kur ata derdhnin gjak per flamur kombetar, te drejta njerezore dhe kombetare, gjuhen shqipe per shqiptaret ne Maqedoni, ai, si kryetar bashkie vendoste ne gjoksin e antishqiptarit famezi Bregoviç, çelesin e arte te kryeqytetit te Shqiperise. Por nga ana tjeter me kete deklarate, Rama, duke i dhene vetes merita qe nuk i ka, vetem se nderhyne ne punet e brendshme te nje vendi fqinj dhe akoma me keq nxit reagimet e gatshme te ultranacionalisteve antishqiptare maqedonas dhe paraqitjen e ligjit si diktat i Tiranes.
Ai i jep shkas Presidentit te atij vendi te mos e dekretoje ate.
Duke pershendetur edhe nje here te gjitha ata qe bene te mundur votimin e ketij ligji, i rikujtoj Rames thenien e pavdekshme te Niçes se “nacionalizmi i ketij lloji eshte strofulla e fundit e horrave!”
Ketu me poshte keni mesazhe qe me kane derguar gazetare dhe qytetare shqiptar nga Maqedonia! sb
“Kryeministri Edi Rama ndezi celulat e ultranacionalisteve me deklaraten e djeshme se ai eshte faktori qe gjuha shqipe eshte zyrtare ne Maqedoni !”
“Pershendetje eshte edhe nje aspekt tjeter tani Rama i ka dhene edhe nje argument plus presidentit te mos e dekretoje ligjin per perdorimin e gjuhes shqipe duke vertetuar tezen e tij per “plateformen e Tiranes”, dmth nje bashkepunim i qarte ndermjet PS dhe VMRO DPMNE”