Ngjarjet kriminale, frike tek qytetaret, “Aspak te sigurte, ngjarja e Rusit nje akt terrorist ne mes te qytetit”

0
1125

 

Ngjarjet e 48 oreve te fundit ne vendin tone kane sjelle frike dhe panik edhe ne radhet e qytetareve. Ata thone se nuk ka rend e as siguri, ndersa kerkojne me shume force te ligjit nga ana e policise per garantimin e qetesise ne qytet.

Ngjarja e ndodhur ne lagjen Rus, ne mes te dites dhe ne kulmin e fluksit ne qarkullim, ka perhapur jo pak frike tek qytetaret Shkodrane. Ngjarje tipike e cila prek cdokend, pavarsisht se mund te mos kesh aspak konflikt. Ashtu sikurse preku edhe 7 te plagosur te rastesishem. Per kete qytetaret kerkojne qe te shihet me shume dora e shtetit, dhe te forcohen ligjet. Duke marrë shkas nga bilanci tragjik ku vetem gjate 48 oreve te fundit ne vendin tone ka patur 5 ngjarje tragjike me 3 te vdekur, duket se apeli per me shume rregull dhe rend do te shoqeroje qytetaret pergjate ketij vitit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here