Plaçkiten shtepi ne Itali, hajdutet shqiptare bien ne kurthin e policise

0
943

Për disa muaj kanë vepruar në mënyrë sistematike, duke plaçkitur shtëpi në malet e krahinave të Reggio Emilias dhe Modena-s, por tani hajdutët shqiptarë kanë përfunduar në pranga.

 

Policia vendase pati sukses në arrestimin e dy të rinjve shqiptarë duke i zënë ata në kurth. Qëllimi i tyre ishte të vidhnin gjithnjë gjëra me vlerë, kryesisht gjëra prej ari, por kur mundeshin të gjenin çelësat e makinave të pronarëve të shtëpive nuk hezitonin t’i merrnin.

Në burg përfunduan dy shqiptarët B.B, 30 vjeç dhe E.D, 25 vjeç, të dy pa një banesë fikse në Itali.

Ata janë përgjegjës për një sërë grabitjesh të kryera midis muajve shtator e tetor të vitit të kaluar në zonën e Apeninit, në komunat Baiso, Viano, Carpineti por edhe në Modena.

Gjatë muajve të hetimit, policia ka përgjuar në mënyrë të përsëritur hajdutët, të cilët lëviznin edhe me makinat që vidhnin. Pas disa hetimeve autoritetet italiane ishin në gjendje të gjenin bazën nga ku hajdutët shqiptarë niseshin, një zonë parkimi në komunën Fiorano Modenese, ku parkonin makinat e vjedhura që i përdornin për vjedhje të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here