Thursday, April 18, 2024
Home Shendetesi Ministria e Shëndetësisë thirrje për mjekët: Aplikoni për bonusin 2.5 milion lekë

Ministria e Shëndetësisë thirrje për mjekët: Aplikoni për bonusin 2.5 milion lekë

0
1305

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ftoi sot publikisht mjekët specialistë të interesuar të punojnë në spitalet rajonale dhe bashkiake, të paraqesin kërkesën e tyre për tu punësuar me bonus 2.5 milion lekë (të vjetra) mbi pagën.

Pak ditë pas miratimit të vendimit për rritjen e masës së bonusit nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli specialitetet për të cilat kërkohet punësimi i mjekëve, sipas nevojave të spitaleve.

Sipas thirrjes së bërë publike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton mjekët specialistë të specialiteteve:
▫️kirurgji
▫️anestezi reanimacion
▫️kardiologji
▫️obstetrikë-gjenekologji
▫️neurologji
▫️pediatri,
▫️imazheri
▫️mjekësi interne
▫️ortopedi-traumatologji

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here