Sunday, July 21, 2019

Basha: Rama propozoi ligj për të mbrojtur peshqit e mëdhenj

232
0

Kryetari i PD-së shprehet kundër propozimit të PS-së për ndryshimin e rregullores sa i takon autorizimit të arrestimit të deputetëve .

“Edi Rama ka propozuar një ligj të posaçëm gjoja si rregullore për të mbrojtur peshqit e mëdhenj. Të gjithë ata që prisnin arrestimin e peshqve të mëdhenj tani ata të kënaqen me cironka” deklaroi Basha nga selia e PD-se.

Basha tha se me ndryshimin e propozuar maxhoranca kërkon që “Kuvendi të kthehet në gjykatë, dhe  Edi Rama në gjyqtar”  prandaj nuk ka për të pasur konsensusin e opozitës

“Rama ka synim zhbërjen e reformës në drejtësi. Asnjë peshk i madh të mos dalë në gjykatë qytetarët  të kënaqen me cironka. Nuk ka për të pasur konsensusin tonë. Ju bëj thirrje edhe për këtë aryse të bashkoheni në protestën e 27 janarit” 

LEAVE A REPLY