Berisha publikon denoncimin: Kushte çnjerëzore, greve urie në burgun e Shenkollit

0
968

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur kushtet në burgun e Shënkollit, ndërsa ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital.

Ky i fundit, i afërm i një të burgosuri në këtë burg, theksoi se personat që vuajnë dënimin po përballen me kushte të këqija, që nga mungesa e lejeve shpërblyese, deri tek ushqimi i keq. Po ashtu qytetari i ankohet Berishës se edhe ushqimi që dërgohet nga familjarët, nuk lejohet më të futet në ambientet e burgut.

MESAZHI I BERISHËS
Greve urie ne burgun e Shenkollit nga kushtet çnjerezore!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje zoti
doktor Berisha jam përsëri një familjar i një te burgosuri ne Shenkoll. Ju ve ne dije qe gjendja e ndere vazhdon ne burgun e Shenkollit. Asnje njeri nga ministria e drejtësisë apo drejtorisë se burgjeve nuk ka qene për te kontrolluar gjendjen e mjerueshme dhe po ushtrohet nje represion i pa pare ndaj te burgosurve. Bllokim lejeve shpërblyes, bllokim veprimesh .me veprime ne kushte izolues ne kundërshtim flagrant me te drejtat e njeriut. Ushqimi mizerabel ndersa po bllokojne dhe ushqimet qe po dërgojnë familjaret
Te burgosurit kan hyre ne greve urie, drejtoria e burgut ne kundershtim me ligjin transferon te burgosur qe jane ne greve per ti frikesuar qe te terhiqen nga greva.
Bejeni publike ju lutem te reagoje avokati popullit ministria perkatese sepse eshte nje gjendje e ndere dhe korruptive
Respekte anonim ju lutem”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here