Gjonaj paralajmëron drejtorët e rinj:Asnjë tolerim abuzimit

0
854

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka paralajmëruar të gjithë drejtorët e rinj të Hipotekave dhe ALUIZNI-t, të cilët u prezantuan sot, se nuk do të tolerohet asnjë, nëse kapet me shkelje. Gjonaj iu kërkoi drejtorëve të rinj të punojnë në interes të qytetarëve, duke vënë theksin te bashkëqeverisja me këta të fundit.

Më tej, ministrja tha se përzgjedhja e drejtuesve të rinj profesionistë dhe me integritet moral është vetëm hapi i parë i reformës në trajnimin e titujve të pronësisë, duke shtuar se do të pasohet me një vlerësim të stafit lidhur me përputhshmërinë e formimit të tyre profesional me pozicionin e punës.

“Ndjehemi të nderuar me prezencën tuaj në këtë prezantim të drejtuesve të rinj të Zyrave të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Agjencisë së Legalizimit. Me qëllim forcimin e institucioneve ligjzbatuese dhe kryesisht atyre agjencive që merren me trajtimin e pronave për herë të parë zhvilluam një proces transparent dhe meritokratik në përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të zyrave rajonale. Kjo me qëllim rekrutimin e kandidatëve më profesionistë dhe me integritet moral dhe profesional për të shërbyer në krye të këtyre zyrave.

Ky është vetëm hapi i parë i reformës në trajtimin e titujve të pronësise, i cili do të pasohet me një vlerësim të stafit lidhur me përputhshmërinë e formimit të tyre profesional me pozicionin e punës. Reforma e pronës është një ndër reformat më të rëndësishme të ketij mandati, e cila do të ndiqet me një proces të mirëstudiuar për trajtimin e integruar të titujve të pronësisë. Një ndër objektivat kryesor të qeverisë është pikërisht ofrimi në mënyrë profesionale, cilësore dhe të shpejtë të shërbimeve ndaj qytetarëve.

E pikërisht kjo pritet nga të gjithë ju si drejtues të rinj në krye të këtyre zyrave. Pritshmërite tona dhe të qytetarëve janë të larta dhe sfida më e madhe e të gjithëve bashkë është që të ndryshojmë njëherë e mirë imazhin e zyrave të titujve të pronësisë për t’i kthyer ato në mënyrë reale vetëm në shërbim të qytetarëve dhe për t’i dhënë fund një herë e mirë abuzimeve që bëhen në kurriz të qytetarëve.

Kryeministri Rama e ka lançuar që në fillim të këtij mandati vizionin e ri qeverisës që është pikërisht bashkëqeverijsa me qytetarët. Jemi të vendosur që aleatit tonë, që janë qytetarët, t’u realizohen të drejtat pa asnjë cënim dhe se detyra e seicilit nga ju është që të angazhohet maksimalisht për të arritur këtë synim. Ashtu siç jemi të vendosur për të mos toleruar asnjë lloj abuzimi që do të bëhet nga stafi i zyrave që kanë detyrimin ligjor për të ofruar shërbimin profesional dhe të shpejtë kundrejt qytetarëve. Që të jemi të suksesshëm duhet që seicili nga ju në drejtim të këtyre zyrave ta kuptojë pozicionin vetëm në shërbim dhe për interes të qytetarëve!”, deklaroi Gjonaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here