KLP e KLGJ,Halimi te ‘Ligjet’: S’i bojkotojmë, kapen nga shumica

0
639

Komisioni i Ligjeve po diskuton ngritjen e institucioneve të Reformës në Drejtësi, KLGJ dhe KLP. Opozita përmes deputetit Halimi ka deklaruar në komision se do të marrë pjesë, pasi bojkoti do t’i jepte sipas tij, mundësi shumicës për t’i kapur.

Bojkoti i këtyre proceseve do i japë maxhorancës mundësinë për kapjen e drejtësisë. Me qëndrimin e PD për të marr pjesë në procesin e ngritjes se organeve të reja të drejtësisë ne i bëjmë një shërbim të madh vendit” tha deputeti demokrat. Ndërsa kryetari i komisionit të Ligjeve, Manja uroi që opozita të ruajë një rol konstruktiv. “Shpresojmë që deri në fund do të luani rolin tuaj konstruktiv në reformën në drejtësi”.

Anëtari i komisionit të Ligjeve në PD, Alibeaj tha se kandidatët nuk i plotësojnë kushtet, ndërsa Sekretari i Kuvendi i ka kualifikuar tre kandidatë për KLP. ‘Fjala e ONM u tha se do të ishte urdhër. Institucioni tha se tre kandidatë nuk i plotësojnë kushtet, por Sekretari i Kuvendit i kualifikoi, duke thyer ligjin dhe besimin e shqiptarëve. Pse nuk i respektoni ndërkombëtarët. Në rastin e kryeprokurorit ju u betuat për opinionin e tyre, por tani pse nuk e dëgjoni ONM”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here