“Maskuliniteti, seksualiteti dhe dhuna”, Forum me te rinjte e fakultetit te shkencave te edukimit

0
869

“Zyra për djem dhe burra”, në bashkëpunim me universitetin “Luigj Gurakuqi” organizuan forumin e tretë studentor me temë: “Maskuliniteti, seksualiteti dhe dhuna”. Ky forum fokusohet në trajtimin e çështjeve që lidhen me dhunën dhe sjelljet agresive, si edhe ndërhyrjet në drejtim të parandalimit të akteve të dhunës, specifikisht duke u ndalur në tema që lidhen me seksualitetin dhe pornografinë. Referues ishin te rinje, përfaqesues të “Gruaja tek gruaja” dhe lektorë të huaj.

 [Janë çështje të rëndësishme sidomos kur flasim për gratë dhe burrat dhe e rëndësishme është qasja se si të jesh një burrë i mirë apo grua e mirë. Familja është një problem, i cili është prezent edhe në shoqëritë e mëdha. Ajo që është më e rëndësishme është edukimi, diskutimi dhe të folurit hapur në lidhje me këto problematika. Mund të them se media sociale është një instrument, ku burrat dhe gratë mund të komunikojnë hapur dhe nuk është çështje tradite, por komunikimi. E vleresoj organizimin e sotem edhe per nje fakt sepse te rinjte qe jane e ardhmja, flasin dhe ndajne kendveshtrimet e tyre. ]

Pjesa e dytë e forumit u pasua nga 3 ëorkshope paralele ku u angazhuan studentët në qasje praktike lidhur me adresimin e çështjeve të dhunës në familje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here