Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit për shkak të motit të keq në vend.
“Drejtoria e Policisë Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në të gjitha akset rrugore në qarqe, të tregojnë kujdes maksimal, të moderojnë shpejtësinë, mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit, kaskat mbrojtëse për biçikletat dhe motoçikletat, si dhe mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit.
Ndërkohë në zonat malore, policia Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë asnjëherë pa pasur me vete zinxhirët për akullin dhe dëborën, kur kjo kërkohet nga patrullat e Policisë.
Në rast nevoje telefononi menjëherë në numrat pa pagesë 112 e 129 dhe do të ndihmoheni nga Patrullat e Policisë Rrugore dhe ato të Përgjithshme”.