Nga 23 janari, Italia pret kërkesat për punonjësit josezonalë dhe për konvertimet

0
1484
Nga sot përpilimet e kërkesave në portalin e ministrisë së Brendshme, por për nisjet duhet pritur 23 janari.  Formularët që duhen përpiluar sipas tipit të autorizimit që kërkohet.

Nis faza e parë e flukseve 2018. Nga mëngjesi i sotëm është e mundur të përpilohen dhe të ruhen në portalin e ministrisë së Brendshme https//:nullaostalavoro.dlci.interno.it. kërkesat për hyrjet e punonjësve josezonalë dhe për konvertimet e lejeve të qëndrimit, që do të mund të nisen nga mëngjesi i të martës, 23 janar. Gjithçka mund të bëhet vetë ose me ndihmën e një patronati.

Do të jetë e mundur të paraqiten kërkesa deri më 31 dhjetor 2018. Kujdes: edhe këtë vit kuotat në dispozicion janë të rezervuara për kategori shumë të veçanta. Për këtë arsye, nuk do të mbarojnë menjëherë ndaj nuk është  e nevojshme të nxitohet.

Është e udhës të theksohet që dekreti i flukseve nuk është sanatore dhe lloji i shumicës së kuotave të vëna në dispozicion nga qeveria italiane nuk lejojnë të shfrytëzohen për të pajisur me leje qëndrimi ata që jetojnë tashmë në Itali e janë të punësuar në të zezë, për shembull, bashkëpunëtoret familjare (colf e badanti).

Ja formularët që duhen përdorur sipas tipit të kërkesës që paraqitet:

Formularët A dhe B për punonjësit me origjinë italiane rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil;

Formulari BPS për kërkesa emërore autorizimesh të rezervuara për punësimin e punonjësve që kanë marrë pjesë në projekte speciale;

Formulari LS për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të varur;

Formulari LS1 për kërkesa autorizimesh për punë shtëpiake për të huaj titullarë lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane;

Formulari LS2 për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të pavarur;

Formulari VA për konvertime lejesh qëndrimi për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të varur;

Formulari VB për konvertime lejesh qëndrimi për punë sezonale në leje qëndrimi për punë të varur;

Formulari Z për konvertime lejesh qëndrimi për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të pavarur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here