Partia Demokratike ka bërë ndryshime sërish në faqen zyrtare. Pas akuzave publike për fshehje të simboleve dhe logos së PD dhe zëvendësimin e tyre me “Republikën e Re”, gjatë fushatës zgjedhore të 25 qershorit 2017, selia blu ka rikthyer elementë të vjetër të saj.

logo e pd

Nga sot, faqja zyrtare e demokratëve në internet nuk është më “demokratët.al” por “PD.al”.

logo pd 2

Një vend të veçantë PD i ka dhënë edhe mesazhit që kreu i PD, Lulzim Basha dha disa muaj më parë për unifikimin dhe bashkimin e demokratëve pas zgjedhjeve të 25 qershorit. “Një e ardhme e re po troket për shqiptarët” është slogani i faqes së re.

LEAVE A REPLY