Sunday, July 21, 2019

Protesta, Kryemadhi: Rama të mos fshihet pas kostumeve dhe fustaneve të ndërkombëtarëve

223
0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, thotë se protesta e 27 janarit do të jetë paqësore.Të shtunën e javës tjetër, sipas saj, nuk do të protestohet vetëm për kryeprokurorin por edhe për të gjitha shqetësimet e qytetarëve.

Kryemadhi: Protesta e 27 janarit është një protestë demokratike. Opozita është e detyruar nga kërkesa të qytetarëve.Në takimet tona shohim një reagim të trishtë, ndjejmë dhimbjen e bizneseve të vogla, të papunëve. Protesta e 27 janarit i përmbledh të gjitha. Ai kërkon ta marrë instrumentin e prokurorit të përgjithshëm për të ushtruar dhunë  dhe presion ndaj prokurorëve, bizneseve, njerëzve që ka kundra brenda partisë së tij. Rama nuk mund të vazhdojë më të fshihet pas kostumeve dhe fustaneve të ndërkombëtarëve, sado që ai mundet ta manipulojë, ti keqinformojë. 

E them me bindje se në të gjitha takimet dhe kontaktet që kemi pasur me ambasadorë dhe institucione të tjera shikojmë që ka një deformim që kur ka filluar fushata zgjedhore dhe procesi zgjedhor dhe deri me datën 18 dhjetor. Nuk di të ketë ndonjë ndërkombëtar që ti ketë thënë Ramës zgjidhe prokurorin me 69 vota. Euralius është një institucion konsultativ jo vendimarrës. Për LSI dhe gjithë klasën politike, Komisioni i Venecias është kryesori, do të njoftojmë dhe Komisionin e Venecias për nenin 88 në Kushtetutë.

Kryemadhi shtoi se “ajo që ndan diktaturën nga demokracia është Kushtetuta. Opozita është garanci e zbatimit të Kushtetutës dhe fjala e lirë dhe protesat janë e vetmja gjë që ka opozita në dorë. Protesta është instrument legjitim në një vend demokratik”.

A do të ketë protesta periodike nga opozita apo gjithçka do të përmbyllet në 27 janar?

Kryemadhi: Ne do ti përgjigjemi vullnetit të protestuesve, ata do të jenë që do të vendosin. Nëse mazhoranca e mandateve të 25 qershorit nuk e ka kuptuar që ka hyrë në rrugë pa krye, opozita ka humbur rolin thelbësor në parlament, do tu drejtohet qytetarëve.

LEAVE A REPLY