Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video që vjen nga Konsullata e Milanos, ku marrin shërbimet qytetarët shqiptarë. Rama theksoi se kjo zyrë ka pësuar transformim rrënjësor në ofrimin e shërbimeve.
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë shembull kuptimplotë të transformimit rrënjësor të shërbimeve konsullore për qytetarët shqiptarë që ka nisur me Konsullatën e Milanos, ju uroj një ditë të mbarë 🌹”, shkruan Rama.
Ndërkohë, në video përvecc ministrit Ditmir Bushati shihen edhe emigrantë shqiptarë që marrin shërbime.
“Më parë kemi pasur pak probleme, por duke qenë se jemi pjesë e gjeneratës së re, përdorim internetin, për ne është më e thjeshtë aplikimi online, dhe më pas marrin dokumentin që duam”, tha një vajzë e re.
“Më parë ka qenë shumë më e vështirë, na duhet të prisnim shumë gjatë. Ndërsa tani është shumë më shumë e thjeshtë”, pohoi një tjetër emigrant shqiptar.