Janë munduar që të largojnë gurët me dorë por ka qenë e pamundur. Rruga në fshatin Omaraj që lidh Dukagjinin dhe fshatra të njësisë Postribë në Shkodër ka qëndruar e bllokuar nga rrëshqitja e këtyre masivë gurësh. Për orë të tëra banorët e këtyre zonave janë detyruar që të presin…

 

Engjëll Radohina shprehet se shkak i rrëshqitjes së gurëve është devijimi i uji në kanalin e Shtodrit që ndodhet mbi rrugë…

Administratori i njësisë Postribë Altin Shaba thotë se me 22 dhjetor ka mbaruar kontrata me firmën që e ka patur në mirëmbajtje dhe menjëherë rrugë si kjo i kanë kaluar bashkisë Shkodër duke mos i lënë kohë kesaj te fundit që ta parashikojë në buxhetin e 2018-ës dhe të kontraktojë një firmë tjetër…

Pas 12 orësh të bllokuar, një fadromë e mundësuar nga bashkia Shkodër ka bere te mundur, hapjen e rruges duke mundësuar kalimin nga Shkodra drejt Dukagjinit dhe anasjelltas.

LEAVE A REPLY