Thursday, December 12, 2019

SHBA, arrestohen 11 shqiptarë si pjesë e një bande të trafikut të drogës

436
0

 

Pothuajse një duzinë anëtarësh shqiptarë të një bande të drogës me bazë në Staten Island, u arrestuan të mërkurën herët në Shtetet e Bashkuara.

11 shqiptarët e arrestuar akuzohen nga policia federale për shpërndarën e disa lloje drogërash si atë heroinës apo fentanit në të gjithë Staten Island, Brooklyn dhe New Jersey.

Një grup agjentësh të DEA, detektivë të NYPD dhe anëtarë të agjencive të tjera federale dhe shtetërore, bënë arrestimet dhe ekzekutuan urdhrat federale për kërkim në disa vende, thanë zyrtarët.

Detajet rreth hetimeve dhe akuzave pritet të dalin të mërkurën më vonë nga zyra e avokatit të SHBA në Manhatan.

Individët e arrestuar do të shfaqen në gjykatën federale në Manhattan më vonë gjatë ditës.

LEAVE A REPLY