Situatë alarmante paraqitet në veri si pasojë e rrëshkitjeve të gurëve nga moti i keq.

Konkretisht, në rrugën që lidh Shkodrën me Dukagjinin janë bllokuar 30 automjete ndërsa reshjet e dëborës bien me intensitet.Në fshatin Omaraj si pasojë e rrëshkitjeve të gurëve kanë mbetur të bllokuar 80 persona. Situatë e rënduar paraqitet edhe në Postribë ku gjithashtu kanë mbetur të bllokuar disa fshatëra.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar makineritë që po punojnë për zhbllokimin e rrugëve ndërsa policia këshillon të bëhet kujdes nga drejtuesit e automjeteve.

LEAVE A REPLY