“Voltana per Vllaznine dhe sportin” Skandali ! Ekipet e Shkodres mbi 3 muaj pa rroga

0
1377

Ne fushaten elektorale te vitit 2015, nje prej banderolave qe shfaqej ne shume rruge dhe sheshe te qytetit te Shkodres ishte “Voltana per Vllaznine” dhe “Voltana per Sportin”. Voltana Ademi prej 3 vitesh eshte ne krye te bashkise se Shkodres dhe gjate kesaj periudhe, te pakten sporti, ka kaluar kohe te keqija. Çeshtja e Vllaznise ne futboll qe rrezikon vit pas viti te bjere nga kategoria tashme eshte kthyer ne dicka normale ndersa ekipi i Vllaznise ne basketboll, skuadra e vetme qe mbushte pallatin e sportit me tifoze u demtua rende kete sezon.

Sot tek ekipi i futbollit te Vllaznise qe drejtohet nga trajneri Ernest Gjoka nuk ka mungese te ardhurash. Madje Vllaznia renditet si nje prej ekipeve me te mirepaguara ne Shqiperi. Aktualisht tek ky klub mund te vonohen rrogat nje apo 2 muaj por ka futbollist te cilet marrin edhe nga 6 apo 7  milion leke (te vjetra) ne muaj. Me qarte, nje nga  lojtaret e Vllaznise nese i vonohen rrogat 2 apo 3 muaj merr ne rastin me te mire 20 milion leke direkt apo ne rastin me te keq, nje sportist i formacionit baze merr 6 apo 7 milion, pra per 3 muaj.

Pra kuqeblute e medhenj e kane luksin edhe te presin per kete periudhe por skandali eshte tek ekipet e shumesporteshit te Vllaznise. Basketbollistet, volejbollistet, handbollistet apo xhudistet e Vllaznise dhe sportet e tjera (meshkuj apo femra) trajtohen me rroga qesharake. Nje basketbollist qe pretendon te shpallet kampion merr 200-300 mije lek ne muaj per te mos folur pastaj per volejbollistet ku ka prej atyre qe paguhen edhe me nga 1 apo 2 mije lek te vjetra ne dite, pra rroga 50 apo 60 mije leke ne muaj.  Po te vijojme te “germojme” tek klubi Vllaznia ka edhe me keq pasi ekipe si xhudoja marrin edhe 300 apo 400 mije leke te vjetra per te gjithe vitin dhe me keto para duhet te trajtojne 30 apo 40 sportiste.

Skandali pervec ketyre super “rrogave” eshte se ekipet e shumesporteshit te Vllaznise kane mbi 3 muaj pa rroga. Saktesisht qe ne muajin Tetor, te gjitha keto ekipe kane pa marre asnje leke nga ana e bashkise Shkoder. Drejtuesit mundohen te shmangin situaten me komente dhe premtime por realisht jane dhjetra e dhjetra sportiste qe jane ne pritje. Se cfare pret bashkia per te miratuar parate askush nuk e di, pasi edhe viti 2017 ka mbaruar dhe detyrimisht buxheti i vitit te kaluar parashikon pagat deri me 31 dhjetor.

“Voltana per Sportin”

 

K.Zhivani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here