Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Arben Frrokut për rigjykim në lidhje me vrasjen e Komisar Dritan Lamaj.
Arben Frroku është dënuar nga Gjykata e Apelit me burg përjetë për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. në 24 shkurt të vitit 2013.
Pasi u arrestua në Selanik, Frroku u soll në Shqipëri. Por me një vendim të Gjykatës së Apelit ai u la i lirë, duke u arratisur më pas nga vendi.
Ishte Gjykata e Lartë ajo e cila e ridënoi me burgim të përjetshëm dhe bëri shpalljen në kërkim të tij. Frroku më pas u arrestua në Holandë.