Aksident në Trevi, nëna e tre fëmijëve shqiptarë në gjendje të rëndë

0
1143

Një shqiptare 20 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident të ndodhur rreh orës 17 në Trevi, raportojnë mediat italiane.

Shqiptarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, lëvizte e vetme me një makinë tip “Ford station wagon” që ka përfunduar duke u përplasur me një pemë anë rrugës. Siç duket edhe nga fotot, parakolpi i makinës është shkatërruar.

Një kalimtar ka lajmëruar ambulancën dhe gruaja është transportuar në spital. Raportohet se ajo ka pësuar fraktura në pjesën e legenit. Në vendngjarje shkuan edhe karabinierët dhe një hetim ka nisur lidhur me ngjarjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here