Operacion i përbashkët me Italinë, sekuestrohen 217 kg marijuanë, në pranga dy të rinj shqiptarë…

0
750

 

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare dhe forcave Policore Italiane ka sjellë në kapjen dhe sekuestrimin e një sasie prej 217 kg lënde narkotike e llojit marjuanë në zonën e Leçes.

Janë arrestuar në flagrancë për posedim të lëndës narkotike dy shqiptarë me banim në Itali.

Bazuar në informacionet e dërguara në rrugë operative nga Policia  Kufitare Shqiptare nëpërmjet zyrës ndërlidhëse të Policisë Shqiptare  në Itali, policisë italianë  (shërbimit antidrogë, Policisë së Kufirit të Zonës 9 dhe Guardia di Finanza të Pulias), u bë i mundur arrestimi i shtetasve me iniciale  B. K.  37  vjeç dhe A.D. 26 vjeç , të cilët ishin në përgatitje të trafikimit të lëndës narkotike në zonën e Leçes, Itali.

Janë në vijim veprimtaritë policore dhe hetimore për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të tyre.

Kjo veprimtari dëshmon se bashkëpunimi dhe koordinimi me forcat policore italiane nuk kufizohet vetëm në goditjen e trafikut në det, por edhe në brendësi të territorit qoftë ky në Shqipëri apo në Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here