‘Hajdutët e energjisë’, OSHEE: Brenda 2 ditëve u zbuluan 16 raste ne Shkodër

0
1150

Në rajonin e Shkodrës, ku përfshihet edhe Lezha dhe Puka OSHEE vijon kontrollet për verifikimin e abonentëve në kuadër të aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike.

Të dhënat e fundit nga grupet operative të terrenit tregojnë se, nga kontrollet e dy ditëve të fundit, janë zbuluar edhe 16 raste të tjera të vjedhjes së energjisë elektrike, kryesisht në zonat Shkodër dhe Lezhë.

Deri më tani, në 7 ditë kontrolle, janë shoqëruar në komisariatet e policisë 51 abonentë, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike përmes skemës së rilidhjes, konsumit pa matje dhe pa kontratë. Vetëm në Lezhë janë zbuluar së fundmi 10 abonentë.

“Theksojmë se aksioni në bashkëpunim me policinë gjyqësore do të vijojë, në kushtet kur rajoni Shkodër paraqet tregues larg objektivit me nivelin e humbjeve dhe arkëtimeve.”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here