Kryemadhi: Punet tona i zgjidhim vete nuk na i zgjidhin jabanxhinjte

0
674

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë që edhe pse nuk përmend askënd, duket se e ka me ndërkombëtarët. Gjatë një takimi me strukturat e LSI në njësinë 5 në Tiranë, ajo tha se punët në shtëpintë tona i zgjidhim vetë dhe nuk na i zgjidhin jabanxhinjtë.

Kryemadhi: Shqiptarët janë populli më i vjetër në Ballkan dhe kjo në fakt është edhe krenari, por nga ana tjetër për ti treguar të gjithë atyre të cilët nuk besojnë tek ne shqiptarët. Ne vërtet jemi një popull i vogël, një populli i varfër, por jemi një popull me një shpirt të madh, një popull mikëpritës, jemi dhe një popull që i presim dhe i respektojmë miqtë. Por jemi dhe një popull që punët në shtëpitë tona i zgjidhim vetë dhe nuk i lemë jabanxhinjtë që të na i rregullojnë. Prandaj data 27 janar është shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, pa flamuj politik dhe për të treguar që vetëm me një frymë po të duam ne e rrëzojmë Edi Ramën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here