Rritja ekonomike, pritshmëritë e qeverisë dhe të KE-së më të larta se FMN e BB

0
834

Komisioni Europian është institucioni i cili ka pritshëmritë më të larta për ecurinë ekonomike të Shqipërisë. Në një raport të fundit ku analizohen ekonomitë e vendeve që aspirojnë për anëtarësim në BE vihet re se Komisioni Europian parashikon një rritje të ekonomisë shqiptare prej 3.8% këtë vit, nën projeksionet e qeverisë shqiptare por mbi pritshmëritë e FMN dhe Bankës Botërore

Komisioni Europian ka parashikuar me rritje ecurinë ekonomike të Shqipërisë për dy vitet e ardhshme. Në raportin e fundit ku analizohet ecuria ekonomike e vendeve të cilat aspirojnë për anëtarësimin në Bashkimin Europian projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë janë 3.8 për këtë vit dhe 4.2% për 2019.

Pritshmëritë e Komisionit Europian janë shumë pranë pritshmërive të qeverisë ndërsa janë larg parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore të cilët kanë parashikime më pesimiste.

Projeksionet e KE janë  0.7 pikë përqindje mbi ato të Bankës Botërorei cili është institucioni më pesimist në lidhje me pritshmëritë për rritjen e ekonomike të Shqipërisë çka lidhet direkt me përfundimin e investimeve të huaja në vend.

Në raportin e KE-së thuhet se pritshmëritë janë që qeveria të rrisë elasticitetin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë duke  forcuar sistemin financiar dhe duke ruajtur disiplinën fiskale.Pavarësisht pritshmërive pozitive Komisioni Europian thekson se e ekonomia shqiptare u ngadalësua në tremujorin e tretë të vitit në Shqipëri.

Ndër të tjera në raport theksohet se kreditimi për ekonominë vazhdon të jetë i dobët  pavarësisht se niveli i huave me probleme është ulur ndjeshëm. Sipas projeksioneve të komisionit Europian  rezulton se, ekonomia shqiptare,  parashikohet të  ketë rritjen më të shpejtë në rajon.

Rritja ekonomike

2018                        2019

QEVERIA            4.2%                          4.3%

KE                         3.8%                          4.2%

FMN                      3.7%                          3.8%

BB                         3.6 %                         3.5%

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here