Një 34 vjeçar shqiptar është arrestuar pasi u kap teksa po drejtonte një makinë poshtë tapicerisë të së cilës u gjetën 6.7 kg kokainë e pastër.
Ndalimi i tij është bërë më 18 janar në Modena të Italisë.
Nëse lënda narkotike do të hidhej në treg shuma që do përfitohej arrin në 1 milionë euro.
Droga ishte fshehur poshtë tapicerisë së pasagjerëve dhe ishte paketuar në 6 pako
Media italiane nuk bëjnë të ditur identitetin e të arrestuarit ndërsa mësohet se makina ishte në pronësi të nënës së tij.