Bushati për bisedimet me Kotzias: Kemi bërë përparim të konsiderueshëm drejt…

0
621

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka vlerësuar progresin e bërë në diskutimet tre ditore me kolegun e tij grek në Korçë lidhur me çështjet e nxehta të mbetura pezull ndërmjet dy vendeve.

Në një postim në twitter pas takimit, Bushati shkruan: “Së bashku me mikun tim të mirë dhe kolegun Nikos Kotzias kemi bërë përparim të konsiderueshëm drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për çështjet e pazgjidhura gjatë bisedimeve joformale të mbajtura këtë fundjavë në  Korçë”.

Burimet kanë bërë të ditur se muaji prill do të shënojë dhe takimin e rradhës që pritet të jetë dhe përfundimtari në të gjitha çështjet e lëna pezull mes të dy vendeve.

Mendohet se prilli do të jetë muaji ku Rama dhe Tsipras do të ulen në bisedime për të ofruar zgjidhje mbi çështjet që ndajnë dy shtetet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here