Kryemadhi: Është koha të zgjohemi, të protestojmë të gjithë bashkë kundër pabarazisë

0
730

Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI në njësinë numër 11 në Tiranë. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se në 27 janar është koha të zgjohet çdo shqiptar dhe të protestojë kundër pabarazisë. Kryetarja e LSI u shpreh se mjerimi në vend po shtohet çdo ditë e më shumë.

 

 

“Ne nuk jemi dakord me këtë pabarazi që ekziston dhe të gjithë duhet të protestojmë më 27 janar. Është koha që të zgjohemi dhe të bëhemi të gjithë bashkë kundër pabarazisë. Mjerimi në vend po shtohet çdo ditë. Ne kërkojmë që i gjithë institucioni të sillet ndaj qytetarëve në mënyrë të barabartë dhe ky nuk është mëkat. Por mëkati ynë më i madh është nëse ne do rrimë indiferentë ndaj pabarazisë. Në 27 janar të zgjojmë ndërgjegjen kombëtare dhe të harrojmë flamurin partiak”- tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here