Vajza e Ziver Veizit: Drejtësia e re të hapë dosjen e 21 janarit

0
755

Në ceremoninë e përkujtimit të 7-vjetorit të 21 janarit 2011, vajza e Ziver Veizit, Ana Veizi ka kërkuar drejtësi për babain e saj, i cili u vra në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë.

Në një kohë kur asnjë prej zinxhirit komandues të Gardës së Republikës dhe efektivëve të “Grupit të Zjarrit” nuk është dënuar, Ana Veizi kërkon nxjerrjen përpara ligjit nga drejtësia e re të urdhëruesve dhe vrasësve të babait të saj dhe 3 protestuesve të tjerë.

Nuk kam ardhur këtu me një fjalim të shkruar, por përgatita diçka rrugës kur po vija në Tiranë. Drejtësia e re të na japë mundësinë e hapjes së dosjes së 21 janarit, ku të ndëshkohen urdhëruesit dhe vrasësit”, u shpreh Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit. Në 7 vjetorin e të premtes tragjike të 21 janarit 2011, kryeministri Edi Rama priti në Kryeministri familjarë dhe të afërm të viktimave.

Kreu i qeverisë theksoi se drejtësia dështoi të bëjë drejtësi për këtë ngjarje të rëndë autorët e të cilës janë ende të padënuar dhe ngjarja mbetet e pazbardhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here