Saturday, April 20, 2024
Home Politikë Ish-kreu i Gjykatës për 21 janarin: Shteti kreu aktin më terrorist, të...

Ish-kreu i Gjykatës për 21 janarin: Shteti kreu aktin më terrorist, të përshpejtohet reforma në drejtësi

0
739

Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë) Zef Brozi thotë se me 21 janar të 7 viteve më parë, shteti kreu aktin më të rëndë terrorist ndaj qytetarëve të tij.

Në një postim në fb, Brozi thotë se kjo ngjarje është një arsye më shumë pse duhet përshpejtuar reforma në drejtësi.

Sipas Brozit, kryeprokurorja Marku duhet të mbështetet në mënyrë që prokuroria te filloje hetimin real te terrorit te 21 Janarit 2011 dhe shume krimeve te tjera te “peshqve te medhenj”.

Zef Brozi: Me 21 Janar 2011 shteti kreu aktin me te rende terrorist dhe me te pabese ndaj qytetareve te vet ne Tirane. 21 Janari 2018 shenon 7 vjetorin e mosndeshkimit te atyre qe urdheruan kete krim shteteror, shenon 7 vjetorin e sabotimit dhe pengimit te hetimeve nga kryeministri i 2011-es dhe mbrojtjen qe prokuroria e gjyqesori u bene deri me sot autoreve e urdheruesve te vrasjeve te 4 protestuesve. Prandaj duhet pershpejtuar reforma ne drejtesi dhe duhet mbeshtetur maksimalisht Prokurorja e Pergjithshme Arta Marku, qe prokuroria te filloje hetimin real te terrorit te 21 Janarit 2011 dhe shume krimeve te tjera te “peshqve te medhenj”. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here