“Ka dy plagë në kokë”, mjeku tregon detajet: 23-vjeçari mund të vdesë nëse…

0
2093

Mjeku i Spitalit të Traumës që ka nën vëzhgim 23-vjeçarin Aldison Beluli që vrau të dashurën dhe më pas qëlloi veten ka pohuar se gjendja e tij është e rëndë dhe se rrezikon vdekjen nëse truri vazhdon ënjtjen.

Mjeku tha se pacienti ka 2 plagë në kokë që kanë shkaktuar jo pak dëme, duke folur për dëmtime të kockave të fytyrës dhe edemë të trurit.

“Pacienti ka dy plagë të cilat kanë shkaktuar jo pak dëme tek i sëmuri. Kemi thyerje të kockave të fyturës, kemi dëmtime të bazës së kraniumit, të rrënjës së hundës dhe dëmtime intrakraniale ose të trurit. Është një zonë e madhe hemorragjike nga ana e djathtë por më e dëmshme është edema e gjithë trurit.
Nuk është problemi se i ka kaluar plumbi por është në rrezik sepse procesi i ënjtjes ose edema i merr jetën. Nëse kjo vazhdon truri mbyt veten dhe këtu është edhe vdekja”, tha mjeku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here