Eshte nje sipërfaqe prej mbi 5 hektare, ne brigjet e Kirit prane varrezave te deshmoreve ! Deri ne vitin 2013 u shfrytezua per hedhjen e mbeturinave te qytetit te Shkodres ndersa me pas hedhja e mbetjeve u bllokua dhe kjo sipërfaqe u pastrua, me synimin qe te kthehej ne nje mjedis te gjelbëruar.
Vete Bashkia Shkoder e shpalli projektin e rehabilitimit te këtij mjedisi ne vitin 2013. Gjithçka ketu do te sistemohej e gjelbërohej, per tu kthyer ne nje park per qytetin. Perveç mbeturinave, me ndërhyrjen e ish – Prefektit te Shkodres, Paulin Radovani, ne ate periudhe u anullua edhe hedhja e inerteve ne kete zone.
E mori me entuziazëm Bashkia Shkoder kete projekt, por entuziazmi nuk zgjati vetem pak muaj, dhe gjithçka u harrua ! Siperfaqja e lire, pasuri publike prej mbi 5 hektare, serish eshte kthyer ne shesh hedhje te inerteve, nderkohe qe individe te veçante nuk kane nguruar qe aty ketu ti vene edhe kufij e rrethime, si te ishte prone private duke paralajmëruar ndertime !
Normalisht, përderisa Bashkia Shkoder nuk i del per zot territorit te saj per ta bere te dobishem per qytetaret, keshtu do te ndodhe ! Kane filluar aksionet per mbjelljen e fidaneve pyjor ne Malin e Taraboshit e ne kodra te tjera, dhe mire behet. Por eshte e çuditeshme se si mjedise te tilla te lira ne qytet lihen jashte kontrollit, kur me pak investime, ato kthehen ne mjedise te gjelbëruara mjaft te preferuara per qytetaret gjate gjithe stineve te vitit.
5 hektare mjedis i gjelbëruar nuk jane pak qe ti shtohen Shkodres perkunder betonimzimit qe i eshte bere qytetit nga ndertimet me leje e pa leje gjate 30 viteve te fundit.