Ministria e Kultures miraton projektin per te shpetuar Xhamine e Plumbit nga permbytjet

0
1153
SANYO DIGITAL CAMERA

Ministria e Kulturës ka miratuar një projekt për shpëtuar Xhaminë e Plumbit në Shkodër nga përmbytjet.

Ministrja Mirela Kumbaro me anë të një postimi në Facebook tha se projekti do ti japë zgjidhje plagës kryesore të xhamisë.

“Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës i japin zgjidhje plagës kryesore të Xhaminë e Plumbit në Shkodër, pas miratimit të projektit për restaurimin e saj”

Xhamia përmbytet rregullisht nga lumi si edhe nga reshjet e shiut.

Për këtë projekt Ministria e Kulturës ka nisur një bashkëpunim të hershëm me Ambasadën turke.

“Për këtë projekt Ministria e Kulturës ka nisur një bashkëpunim të hershëm me Ambasadën turke dhe Agjencinë turke Tika, duke njohur vështirësinë e ndërhyrjes për shkak se  pëson rregullisht përmbytje nga lumi por edhe nga uji i reshjeve,”-shkruan Kumbaro.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. Ministrja Kumbaro gjithashtu thekson se ndërhyrja e posaçme kërkon ndërtimin e një dige rreth xhamisë për të mbajtur larg ujrat nga muri strukturor i ndërtesës dhe për t’i dhënë zgjidhje një herë e mirë këtij fenomeni që jo vetëm e bën të papërdorshme Xhaminë e Plumbit por edhe ka dëmtuar vlera të saj, që tashmë do të jenë objekt restaurimi.

“Tashmë vjen faza e vështirë e zbatimit të këtij projekti kompleks, por që do të shtojë një destinacion të ri për t’u vizituar në Shkodrën e kulturës dhe të diversitetit fetar,“-përfundon Kumbaro në statusin e saj.

Xhamia e Plumbit është ndërtuar në vitit 1773-1774 nga Mehmet Pashë Bushatliu, ajo është shpallur Monument Kulture në vitin 1973 dhe është e vetmja xhami e ngelur në këtë zonë nga periudha osmane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here