Qytetari dixhital/ Berisha publikon videon: Shikoni çfarë ajri thithin qytetarët e Durrësit

0
742

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të filmuar në Durrës, ku duket një re e madhe tymi i zi. Videoja është filmuar nga një qytetar pranë Universitetit të ri. Nuk dihet se nga del ky tym apo çfarë po digjet, ndërsa Berisha vë alarmin se çfarë ajri po thithin qytetarët.

 

 

STATUSI I BERISHËS
Shikoni çfarë ajri thithin qytetaret e Durrësit! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje zoti Berisha, doja të ndaja me ju dhe ndjekësit tuaj këtë video skandaloze në Durrës, ku tregohet qartë që Gjushi po vjedh ç’të mundet nga mandati i fundit dhe nuk e ka mendjen për këtë ndotje të tmerrshme të mjedisit. Xhiruar pranë universitetit të ri. Faleminderit”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here