Surpriza e motit, ja si pritet të jetë sot mbasdite dhe nesër…

0
872

 

Situata e motit duket se po përmirësohet. Sot mbasdite dhe nesër nuk priten reshje.

IGJEUM parashikon:
Sot pasdite (e hënë, dt.22) dhe nesër (e martë, dt.23) nuk priten reshje në shumicën e qarqeve, përveç ndonjë reshje lokale të dobët gjatë pjesës së dytë të ditës së nesërme (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Nuk priten reshje në formën e dëborës.
(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.23) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 °C / 11 °C
në vendet e ulëta: 1 °C / 11 °C
në vendet malore: -3 °C / 6 °C.

ERA
Sot (e hënë, dt.22) dhe nesër (e martë, dt.23) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat e larta malore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here