Vrasja e Arieles, disa ditë më parë 21 vjeçarja mori përgjigjen e shumëpritur nga universiteti…

0
2619

 

Ditën e djeshme, kryeqyteti u trondit nga një krim pasioni.

23-vjeçari, student i Infermierisë Aldison Belulaj vrau studenten 21 vjeçare të Drejtësisë, Ariela Murati.

Ngjarja ndodhi përpara fakultetit të Mjekësisë ndërsa i gjithë stafi i pedagogëve të Universitetit dhe miqtë e Arielës janë të tronditur nga ngjarja.

Ariela ishte studente e ekselencës në vitin e tretë të Drejtësisë dhe disa ditë më parë kishte marrë lajmin e shumëpritur për fitimin e bursës.

21-vjeçarja kishte mundur ta fitonte të plotë bursën falë rezultateve të shkëlqyera dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të saj në degën të cilën e donte aq shumë.

Sot, 21 vjeçarja do të përcillet në banesën e fundit, përmes ceremonisë mortore që do zhvillohet në orë 13:00 në fshatin Zharrëz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here