Atsina nuk pranon te luaje me B, Vllaznia e gjobit. “Doli me vonese ne stervitje”

0
1021

Divorci mes sulmuesit Charles Atsina dhe Vllaznise nuk do te jete i lehte. Pasi ganezi nuk pranoi te largohej nga skuadra apo te luante me ekipin e dyte, Vllaznia ka vendosur qe te kerkoje nje divorc me te mire ose me te keq. Sefundmi, një  lajm që del nga zyrat e klubit të futbollit Vllaznia është edhe ndëshkimi me gjobë financiare që institucioni në fjalë ka marrë për ganezin Chars Atsina. Burimet në fjalë bëjnë të ditur se gjoba e cila është depozituar edhe në strukturat përkatëse të Federatës Shqiptare të Futbollit ka si motivacion thyerjen e disiplines nga ana e futbollistit duke qënë se ka shkelur rregulloren duke mbërritur me vonese, me datë 10 janar në Shqipëri, kur sipas orientimeve të dhëna është dashur që me datë 4 janar të gjithë futbollistët të ishin të pranishëm në stervitje. Nga ana tjetër, edhe pse ai vazhdon të qëndrojë në Shkodër, Atsina nuk pranon t’i bindet vendimeve të klubit për t’u stervitur pranë skuadrës së Vllaznisë B, çka duket se me këtë veeprim e thellon akoma më shumë thyerjen disiplinore duke e çuar ndoshta klubin kuqeblu drejt një vendimi tjetër më drastik, deri në ndërprerjen e marrëdhënieve me këtë sportist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here