Ditën e nesërme në Davos të Zvicrës mbahet forumi ekonomik botëror. Në këtë takim tejet të rëndësishëm ekonomik marrin pjesë të gjitha vendet e botës, mes tyre dhe Shqipëria.
Ditën e djeshme disa media greke raportuan se në punimet e këtij samiti ekonomik pritet të ketë edhe një takim mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij grek Alexis Tsipras.
Por kjo gjë nuk është e konfirmuar nga ekipet e asnjërit prej kryeministrave. Të dy kryeministrat janë takuar më herët në punimet e asamblesë së Aleancës Ushtarake NATO.
Vlen të përmendim se vetëm disa ditë më herët dy ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë zhvilluan një samit disa ditor në qytetin e Korçës, ku diskutuan disa nga çështjet më të nxehta mes dy vendeve.