Rama merr timonin, batuta me peshkatarët, çfarë thotë për protestën e opozitës

0
1054

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në portin e Durrësit me peshkatarë nga Shkodra, Saranda, Lezha si dhe Vlora. Teksa u premtoi se kushtet në porte do të ndryshojnë dhe se do të ketë investime në këtë sektor, Rama nuk kurseu batutat dhe ironitë për opozitën dhe protestën e kësaj të fundit që do të organizojë në 27 janar.

Rama theksoi se demokratët gjatë gjithë kohësh krahasoheshin me Gjermaninë dhe se kjo i la pas. Teksa u ndal tek protesta ai tha se shpirtin demokratik opozita e tregon me protesta që do të mbajë në kohën e lirë.
Rama ne portin e peshkimit
“Peshkatarët do të kenë një port të mirëfilltë. Peshkimi ka njohur një bum të paparë zhvillimi. Nga 15 mln euro në vit, 82 mln vitin e fundit. Do të nisë investimi për markatën moderne të peshkut. Do ndërrohen motorët dhe frigoriferët e anijeve. Subvencion 20 lekë për kg peshku sardele dhe açuge. Do kete markata moderne peshku dhe në Shëngjin, Vlorë dhe Sarandë. Objektivi ynë eshte 150 mln euro në vitin 2021. Kjo i la mbrapa demokratet se e krahasoheshin me Gjermaninë. Demokratet punetor e kane gjetur, punën ia zgjidhim ne, shpirtin demokratik e tregojnë me protesta kundër nesh në kohën e lirë. Jemi në rregull. (I drejtohet një peshkatari; ‘Eja poshte kryeministrise, qe te kene ty atje’) Duhet të krijojmë sistemin e merkatove, të bëjmë bursën e peshkut. Pastaj të bëjmë gjithçka mundemi dhe të zgjidhim portet. Së pari atë portin e Shëngjinin, që akoma mbyllet me dryn. Ti japim atë autonominë, që mos të rrinë të merret se kush erdhi drejtor, e ca flamuri ka. Ka edhe më mirë, ne i dimë problematikat. Këto do ti bëjmë, do mbështesim. ”, tha Rama. Po ashtu, peshkatarët nuk nguruan t’i bënin një xhiro me varkë kryeministrit, i cili i ishte rikthyer veshjes së tij që mban gjatë takimeve të tilla, një xhup me stemën e skuadrës së tij të zemrës, Juventusit.

Batutat
RAMA:
 He e mban mend si te kam gjet apo jo?
Qesh peshkatari: Ma more bastin
RAMA: Tani ke ndryshuar shumë. Kur të pash herën e parë, veç dy gishta të kishin ngel.
Fill pas kësaj Rama hipi në anijen e peshkimit dhe tha: He nga ta çoj, majtas, apo djathtas
Peshkatarët qeshin

edi-ramaRama ok
(ed.me/BalkanWeb)

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here