Kokainë, heroinë dhe mijëra euro, arrestohen 7 shqiptarë në Francë

0
1061

Shtatë shqiptarë janë arrestuar nga policia të mërkurën në tre banesa në Annecy, pasi akuzohen për trafik droge. Nga kontrolli i banesave u gjetën dhe u sekuestruan 1 kg heroinë dhe 330 gram kokainë. Gjithashtu u sekuestruan 21,000 euro cash dhe gati 10,000 euro në valutë.

Arrestimet u bënë pas hetimeve disa mujore nga autoritetet franceze, ndërsa vijojnë kërkimet për persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës në disa qytete në Francë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here