Deklarata për Serbinë në BE, shpërthejnë mediat serbe kundër Ramës: Na provokove…

0
1190

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos të Zvicrës ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Rama është takuar me personalitete të ndryshme, mes të cilëve dhe me prersidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

I pyetur nga mediat nëse Rama pret që Serbia dhe Shqipëria të bashkohen së bashku, ose nëse Serbia do të bëhet anëtare para Shqipërisë, Rama tha se ishte një proces i bazuar në merita. Por serbët nuk e kanë pritur aspak mirë këtë përgjigje të Ramës, duke e cilësuar menjëherë si një provokim.

“Kur flasim për Serbinë, ajo ka avantazhin e negociatave me BE-në dhe ne presim që të fillojmë negociatat e pranimit këtë vit. Ne dhe Serbia mund të bashkohemi së bashku në BE, nëse Serbia e njeh Kosovën”, tha Rama në Davos.

Pas takimit media serbe Alo.rs shkruan se Rama provokoi Serbinë.

“Menjëherë pas takimit me Vuçiç, Rama provokon Serbinë”, kanë shkruar edhe shumë të tjera.

Mediat serbe shkruajnë se Rama ka dashur të thotë se hyrja e Serbisë në BE është e mundur vetëm nëse Serbia do të njohë Kosovën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here