Ekstradohet drejt Italisë financieri i Habilajve, Nezar Seiti

0
743

 Gjykata ka vendosur ekstradimin në Itali të Nezar Seitit, i arrestuar pak kohë më parë në Vlorë për llogari të autoriteteve italiane, pasi dyshohet si pjesëtar i grupit të Habilajve të akuzuar për trafik droge.

Nezar Seiti u arrestua në Babicë dhe mbahej në burgun 313. “BalkanWeb” mëson se hetimi për Nezar Seitin do vijojë edhe nga Krimet e Rënda. Ekstradimi drejt Italisë është kërkuar nga vetë Seiti pasi nëpërmjet avokatit të tij, Seiti është shprehur se nuk beson tek drejtësia shqiptare.

Nga përgjimet e Prokurorisë së Katanias, Seiti ka pasur rolin e financierit të grupit Habilaj dhe kujdesej për blerjen e gomoneve të shpejta. Gjithashtu sipas përgjimeve, Seiti bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës.


Arrestimi:

Në vijim të operacionit antidrogë ku në fshatin Babicë u sekuestruan rreth 4 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa, u arrestua pronari i banesës dhe u shoqëruan dy shtetas të tjerë ju informojme se:
Policia e Vlorës, në zbatim të Urdhërit të ndalimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka ndaluar edhe një tjetër shtetas si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacionit dhe të hetimeve rezultoi si i implikuar në këtë veprimtari kriminale edhe shtetasi: Nezar Seiti, 40 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Vlorë.

Vijojnë hetimet lidhur me zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe vijon puna për kapjen e ndalimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim apo që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here